Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
- 26.01.2022
- 0 komente
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri në -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
“Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
KOMENTE0
Leave a Reply