Moti sot i ftohtë dhe me kthjellime të pjesshme
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë celsius. Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset […]
Foto: Ilustrim
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë celsius.
Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s.