Moti për të enjten: Diell, vranësira dhe erë e fortë
Sipas parashikimeve të Institutit të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, dita e nesërme, e enjte, pritet të karakterizohet nga një mot i ndryshueshëm.
Qielli do të jetë kryesisht me diell, por do të ketë edhe intervale me vranësira. Në orët e para të mëngjesit, në zonat lindore të vendit, konkretisht në lugina dhe ultësira, mund të formohet mjegullë e cila gradualisht do të shpërndahet me nisjen e ditës.
Era do të jetë një element kryesor i motit për të enjten. Do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por kryesisht nga jugperëndimi. Intensiteti i erës do të jetë i ndryshueshëm, duke arritur në disa raste shpejtësi prej 15 deri në 48 km/h.
Temperaturat do të kenë luhatje të konsiderueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shkojnë nga 11 deri në 17 gradë Celsius.