Moti në Kosovë në ditën e fundit të prillit dhe në fillim të majit

Moti në Kosovë në ditën e fundit të prillit dhe në fillim të majit
Çlirim Gashi

29.04.2020 / Lajme

Edhe ditët e para të majit me mot të ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje lokale shiu. Në fundjavë më freskët.

Një front i ftohtë nga Evropa Qendrore do të kalojë nga rajoni ynë ditën e enjte, që do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm me diell dhe vranësira, ku priten edhe reshje lokale shiu me bubullima, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se ditëve të fundjavës fusha të presionit të ulëta nga Atlantiku do të depërtojnë deri mbi rajonin tonë. Nën këto kushte do të mbajë mot jostabil, me vranësira dhe intervale me diell, e gjatë ditës së shtunë me reshje shiu dhe mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi orëve të pasdites. Nga dita e diel edhe temperaturat do të pësojnë rënie.

Sipas kushteve të parashikuara meteorologjike, ku pritet të ketë edhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin në vlera të mira, paralajmëron PW.

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit për ditët e nesërme

Parashikimi për periudhën 30 prill – 4 maj:

30.04 – Ngrohtë, me diell dhe vranësira. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

1.05 – Ngrohtë. Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

2.05-3.05 – Të shtunën kryesisht vranët. Paradite reshje lokale shiu, e gjatë ditës reshje shiu. Pasdite më vonë priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e diel më freskët, me diell dhe vranësira gjatë ditës. Priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

4.05 – Freskët, kryesisht me vranësira. Paradite me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet me tendencë të rënies nga 21C deri në 17C, të dielën, e ditën e hënë në 15C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi 3-12m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale e ditëve të fundjavës në rënie.

RAPORTO