Moti në dy ditët e ardhshme, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

25.02.2021

Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. “Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes vende-vende parashihet […]

Moti në dy ditët e ardhshme, temperaturat deri në 18 gradë Celsius Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull dhe ngrica të dobëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.