Mot pranveror edhe gjatë kësaj jave, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

24.10.2022

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë ditë së hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Të martën, mot i ngjashëm, vetëm se parashihen më shumë […]

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë ditë së hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Të martën, mot i ngjashëm, vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Të mërkurën, mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale, parashihen ulje për 1-3 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Të enjten, mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme. Minimalet ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Të premten, parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte. Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.