Mos respektimi i masave anti-COVID, AUV shqiptoi 300 gjoba dhe mbylli 75 lokale

  • 13.01.2022
Mos respektimi i masave anti-COVID, AUV shqiptoi 300 gjoba dhe mbylli 75 lokale

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, gjatë dy javëve të para të vitit 2022 kanë realizuar 2000 inspektime, ku kanë shqiptuar 300 gjoba e janë mbyllur 75 lokale të gastronomisë.

“Bazuar në situatën epidemiologjike, rritjen e numrit të të infektuarve, ne si dy autoritete ligj zbatuese kemi shtuar kontrollet me qëllim të parandalimit të rritjes së infektimeve, aktivitete të cilat po shtrihen në nivel vendi si dhe ruajtjes se jetës dhe shëndetit publik.


AUV gjatë kohës së mbajtjes se festave të fund vitit dhe këtyre dy javëve të para ka rritur numrin e kontrolleve zyrtare, duke realizuar rreth 2000 inspektime në nivel vendi, gjatë të cilave janë shqiptuar 300 gjoba ndaj operatorëve ekonomik, e po ashtu janë mbyllur 75 lokale të gastronomisë. Janë ndryshuar planet operative të punës për kontrollet zyrtare në koordinim me Policinë e Kosovës. Në vazhdimësi po rrisim numrin e kontrolleve, e po ulim tolerancën ndaj shkelësve, për secilën pikë të vendimit do të pasoj masa ndëshkimore. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, nga Policia e Kosovës (PK),vetëm mbrëmë në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar (172) gjoba për mos respektim të masave Anti-Covid”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim sqarohet edhe rasti i një veprimi të institucioneve në komunën e Graçanicës.

“Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik dhe mediave të cilat i referohen një veprimi të institucioneve në komunën e Graçanicës, ju informojmë se në lokacionin në fjalë sipas detyrës zyrtare Policia e Kosovës vetëm ka asistuar inspektorët e AUV-it në realizimin e detyrave të tyre, për mbikëqyrje të zbatimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, veprime këto të cilat ndërmerren në nivel vendi, aty ku ka informacione për grumbullim apo mosrespektim të masave ndaj pandemisë”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se, institucionet e Republikës së Kosovës në këtë rast Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) e asistuar nga Policia e Kosovës (PK), janë të përkushtuara të ushtrojnë autorizimet e tyre për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti-COVID.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë