Mjekët e profesorët futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë

10.12.2021

Gjatë kësaj mbledhje u propozuan dhe u miratuan disa kërkesa. Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në këtë mbledhje të Qeverisë ka propozuar një kërkesë që mjekët dhe profesorë, të cilët punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë, siç kanë bërë deri tash këta zyrtarë. Kërkesa e […]

Mjekët e profesorët futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj mbledhje u propozuan dhe u miratuan disa kërkesa.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në këtë mbledhje të Qeverisë ka propozuar një kërkesë që mjekët dhe profesorë, të cilët punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë, siç kanë bërë deri tash këta zyrtarë.

Kërkesa e zv.ministrit të Drejtësisë u miratua me shumicë votash nga të pranishmit në sallën e mbledhjes, duke filluar nga kryeministri, ministrat si dhe zëvendësministrat.

Sallahu tha se në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët si dhe profesorët në institucionet publike.

“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët dhe profesorët në institucionet publike”, ka thënë zëvendësministri i Drejtësisë.

Ndërkaq, pas miratimit të kërkesës nga ana e Qeverisë, i hapet rrugë për miratimin në Kuvend projektligjit me ndryshime për deklarimin e pasurisë dhe të dhuratave.