Miratohet në Qeveri paga minimale 250 euro neto

13.04.2022

Po ashtu, përveç pagës minimale, Qeveria ka miratuar edhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë. Me këtë vendim do të bëhet ora e punës në vlerë 1.5 euro. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar se ky projektligj ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat […]

Miratohet në Qeveri paga minimale 250 euro neto Foto: Qeveria e Kosovës / Zyra e Kryeministrit

Po ashtu, përveç pagës minimale, Qeveria ka miratuar edhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë.

Me këtë vendim do të bëhet ora e punës në vlerë 1.5 euro.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar se ky projektligj ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale.

“Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale. Përmes këtij ligji synojmë të eliminojmë pasiguritë juridike për pagën minimale në nivel kombëtar. Së fundmi ky projektligj rregullon edhe mënyrën e propozimit të pagës minimale nga ministri”, tha ai.