Ministrja Hajdari mbledhë inspektorët, paralajmëron aksione të tjera

12.03.2022

Është paralajmëruar se do të ketë aksione të tjera. Postimi i plotë në Facebook: Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bashkë me Kabinetin e MINT dhe Inspektoratin e Tregut mirëpritëm në takim Inspektorët e Tregut të cilët veprojnë në Komunat e Republikës së Kosovës. Bashkëpunëtorët Inspektorë të Tregut i falënderova për bashkëpunimin në terren, […]

Ministrja Hajdari mbledhë inspektorët, paralajmëron aksione të tjera Foto: Ilustrim

Është paralajmëruar se do të ketë aksione të tjera.

Postimi i plotë në Facebook:

Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bashkë me Kabinetin e MINT dhe Inspektoratin e Tregut mirëpritëm në takim Inspektorët e Tregut të cilët veprojnë në Komunat e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunëtorët Inspektorë të Tregut i falënderova për bashkëpunimin në terren, lidhur me çrregullimin e çmimeve të tregut tonë dhe shprehëm gatishmërinë në kordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme, për të mirën e qytetarëve, bizneseve dhe shtetit.