Hajdari: 41 mijë biznese janë të regjistruara përgjatë periudhës mars 2021 – shtator 2024

para 25 dite

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se bizneset janë në rritje për rreth 18 për qind krahasuar me periudhën paraprake të qeverisjeve tjera.

Hajdari: 41 mijë biznese janë të regjistruara përgjatë periudhës mars 2021 – shtator 2024

Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet buxheti për vitin 2025, ministrja Hajdari ka thënë se 41 mijë biznese janë të regjistruara përgjatë periudhës mars 2021 – shtator 2024, duke shtuar se në këtë aspekt ka rritje edhe të qarkullimit të bizneseve.

Në seancën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur historik buxhetin 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025.

Kurti tha se ky buxhet është për familjen, derisa përmendi mbëhstetjen për gratë, fëmijët, studentët dhe rritjen e pagave në sektorin publik.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë qeveri para tyre.

Etiketat