Ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli: Qeveria jonë ka katërfishuar përfaqësimin e grave në bordet e ndërmarrjeve publike
08.03.2024
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se Qeveria Kurti, ka katërfishuar përfaqësimin e grave në Bordet e Ndërmarrjeve Publike.
Ajo ka publikuar një infografike, sipas së cilës në vitin 2017, përfaqësimi i grave në borde ka qenë 10 përqind e nga 2021 deri në 2023 ka arritur në 40-45 përqind.
“Sot dhe çdo ditë tjetër, punojmë për barazi!”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Etiketat
Takimet në Bruksel, kryeministri Kurti: Kosova kërkon llogaridhënie për sulmet terroriste
Lajme para 7 ore
SBASHK-u: Takimi me Nagavcin pa rezultate, protesta e paralajmruar për nesër do të mbahet
Lajme para 24 ore