Ministrja e Arsimit: Mbarëvajtja e procesit mësimor në këtë periudhë varet nga të gjithë ne

10.01.2022

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se mësimi ka nisur në të gjitha shkollat e vendit tonë dhe se janë bërë përgatitjet e duhura për të zbatuar masat kundër pandemisë. “Por, nuk mjafton vetëm kaq. Ne, të gjithë së bashku, duhet t’i zbatojmë masat dhe rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë, sepse kështu e ruajmë […]

Ministrja e Arsimit: Mbarëvajtja e procesit mësimor në këtë periudhë varet nga të gjithë ne Foto: Ilustrim

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se mësimi ka nisur në të gjitha shkollat e vendit tonë dhe se janë bërë përgatitjet e duhura për të zbatuar masat kundër pandemisë.

“Por, nuk mjafton vetëm kaq. Ne, të gjithë së bashku, duhet t’i zbatojmë masat dhe rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë, sepse kështu e ruajmë shëndetin e të gjithëve dhe sigurohemi që shkollat të presin nxënësit për çdo ditë dhe me orar të plotë. Mbarësi e suksese për të gjithë!”, shkruan Nagavci.

Po ashtu ajo ka vizituar një shkollë, ku edhe ka përcjellë urimet për suksese në gjysmëvjetorin e dytë shkollor për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit e stafin tjetër të përfshirë në procesin mësimor.