Ministrja e arsimit i përgjigjet SBASHK-ut: Nuk është koha për greva në arsim

04.04.2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) para disa dite ka paralajmëruar se do të hyjnë në grevë në tërë sistemin arsimor nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Ministrja Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon shumë dhe se grevat e protestat e paralajmëruar nga SBAShK-u janë të panevojshme, kjo për […]

Ministrja e arsimit i përgjigjet SBASHK-ut: Nuk është koha për greva në arsim Foto: Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) para disa dite ka paralajmëruar se do të hyjnë në grevë në tërë sistemin arsimor nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Ministrja Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon shumë dhe se grevat e protestat e paralajmëruar nga SBAShK-u janë të panevojshme, kjo për shkak të humbjeve në mësim të nxënësve.

Po ashtu, ajo ka shtuar se së bashku me mësimdhënësit dhe sindikatën e arsimit duhet që të japin maksimumin për të përmirësuar rezultatet në arsim.

Për herë të tretë, të shtunën Rrahman Jasharaj e mori mandatin si kryetar i SBAShK-ut, ku ka paralajmëruar protesta më 8 prill dhe pastaj grevë pas datës 20 prill.

“Unë nuk besoj që është koha për greva, Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë. Humbjet tek nxënësit kanë qenë të mëdha, kështu që besoj që bashkë me të gjithë mësimdhënësit dhe SBAShK-un duhet të japin maksimumin për fëmijët tanë. Ka shumë nevojë për përmirësim të rezultateve në arsim”, tha Nagavci për KosovaPress.

Ndryshe, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po kërkojnë që deri në miratim të Ligjit të Pagave punëtorëve të arsimit tu shtohen edhe nga 100 euro.