Ministria e Shëndetësisë tregon se kur pritet të vendosen masat e reja anti-COVID

29.11.2021

Nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, të shtunën është mbajtur një takim i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19. Pas identifikimit të variantit të ri të koronavirusit, (B.1.1.529) fillimisht në Afrikë e pastaj edhe në disa shtete jashtë këtij kontinenti, MSH-ja ka bërë një thirrje për qytetarët e […]

Ministria e Shëndetësisë tregon se kur pritet të vendosen masat e reja anti-COVID Foto: Ilustrim

Nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, të shtunën është mbajtur një takim i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.

Pas identifikimit të variantit të ri të koronavirusit, (B.1.1.529) fillimisht në Afrikë e pastaj edhe në disa shtete jashtë këtij kontinenti, MSH-ja ka bërë një thirrje për qytetarët e Kosovës.

Komiteti, në mënyrë specifike u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 12 vjeçe që të vaksinohen pa humbur kohë kundër COVID-19

Ndërkaq, MSh-ja këtë javë pritet që pas rishqyrtimit të masave t’ia dërgojë Qeverisë së Kosovës, propozimet për masa të reja kundër COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë theksuar se masat e reja anti-COVID do t’i përgjigjen situatës aktuale epidemiologjike dhe rreziqeve që mund të shfaqen.

“Masat pritet te rishqyrtohen shpejt, bazuar në diskutimet në Komitet dhe rekomandimet e IKSHPK. Propozimet e MSH-së pritet t’i shkojnë Qeverise këtë javë për masat e reja. Masat e reja do t’i përgjigjen situatës aktuale dhe rreziqeve që mund të shfaqen”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ndryshe, është kërkuar nga qytetarët e vendit që t’i zbatojnë masat në fuqi, të vaksinohen, derisa nga institucionet përgjegjëse, si Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, u kërkua që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, në të gjitha degët e ekonomisë dhe veprimtaritë arsimore e institucionale.