Ministria e Shëndetësisë me njoftim për marrjen e dozës së tretë të vaksinës

27.12.2021

“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID-19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës” thuhet në njoftimin e MSh-së. Në […]

Ministria e Shëndetësisë me njoftim për marrjen e dozës së tretë të vaksinës Foto: Ilustrim

“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID-19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës” thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.

Marrja e vaksinës mund të bëhet në çdo kohë dhe në çdo qendër të vaksinimit, pa termin dhe pavarësisht shtetësisë.