Ministria e Jashtme: Mos udhëtoni përmes Serbisë, ka protesta në Jarinjë dhe Merdarë

20.06.2023

Sharr Jakupi, shef i stafit në kabinetin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që po udhëtojnë drejtë Kosovës. Sipas tij, në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinje dhe në Merdar, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i […]

Ministria e Jashtme: Mos udhëtoni përmes Serbisë, ka protesta në Jarinjë dhe Merdarë Foto: Ilustrim

Sharr Jakupi, shef i stafit në kabinetin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që po udhëtojnë drejtë Kosovës.

Sipas tij, në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinje dhe në Merdar, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.

Jakupi theksoi se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë apo rrugët përmes Maqedonisë Veriore.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, shkroi ai në Facebook.

“Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni njoftimet nga Policia e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”.

Ndryshe, disa qytetarë serbë kanë bllokuar qarkullimin e makinave në fshatin Rudar të Leskocit, rreth 20 kilometra larg kufirit me Kosovën.

Rreth 30 kamionistë nga Kurshumlija kanë bllokuar rrugën kryesore Nish-Podujevë në fshatin Rudare.

Telegrafi raportoi se rreth orës 19:00, disa vozitës serbë të kamionëve, në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë (pas pikës kufitare në Jarinjë), ku nuk po i lënë kamionët me targa të Kosovës të shkojnë tutje për në Serbi.

Poashtu, edhe Ministria e Punëve të Brendshme përmes Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufitar ka njoftuar se pika kufitare si: Merdare, Jarinje dhe Bërnjak janë bllokuara.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-050000
Bërnjak03-0503-05E bllokuarE bllokuar
Glloboqicë03-0503-050000
Stançiq03-0503-050000
Vërmicë03-0503-050000
Hani i Elezit03-0503-050000
Jarinje03-0503-05E BLLOKUAR (Për Kamiona dhe  Autobusa)E bllokuar
Mutivodë03-0503-050000
Muçibabë03-0503-050000
Dheu i Bardhë03-0503-050000
Merdarë03-0503-05E BLLOKUAR(Për kamiona dhe autobusa)E bllokuar
Përditesuar: 20/06/2023 03:30:15