Ministria e Financave tregon arsyet pse bizneset nuk po e zbatojnë Ligjin e Punës

05.12.2021

Një ndër arsyet kryesore është mos qëndrueshmëria e biznesit dhe ikja e obligimeve që dalin nga deklarimi i punëtorëve. Nga kjo Ministri thonë se bizneset sillen në këtë mënyrë pa i marrë në konsideratë benifitet që i sjellin atyre formalizimi i punëtorëve. “Bizneset i ikin t’i regjistrojnë punëtorët çoftë për shkak të pa qëndrueshmërisë së […]

Ministria e Financave tregon arsyet pse bizneset nuk po e zbatojnë Ligjin e Punës Foto: Ilustrim

Një ndër arsyet kryesore është mos qëndrueshmëria e biznesit dhe ikja e obligimeve që dalin nga deklarimi i punëtorëve.

Nga kjo Ministri thonë se bizneset sillen në këtë mënyrë pa i marrë në konsideratë benifitet që i sjellin atyre formalizimi i punëtorëve.

“Bizneset i ikin t’i regjistrojnë punëtorët çoftë për shkak të pa qëndrueshmërisë së biznesit, çoftë ikjes së obligimeve dhe përgjegjësive që dalin nga formalizmi i punëtorëve të cilët ushtrojnë veprimtari pune në ato biznese, çoftë me kërkesën e punëtorëve për mos deklarim të tyre sepse humbin të drejtat nga skemat e ndryshme sociale etj.

Bizneset sillen kështu pa i marrë në konsideratë benifitet që i sjellin atyre formalizimi i punëtorëve”,  thonë për Front Online nga Ministria.