Ministria e Financave e hap thirrjen për punë praktike me pagesë

05.08.2024

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap programin “Praktikë në qeveri” për punë praktike me pagesë për 6 muaj në institucionet e nivelit qendror.

Ministria e Financave e hap thirrjen për punë praktike me pagesë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të drejtë aplikimi kanë të rinjtë: deri në moshën 29 vjeçare; në vitin e fundit të studimeve apo të diplomuar në Bachelor apo Master (drejtimet e specifikuara në shpallje); me notë mesatare në studime mbi 8.0.

Aplikacioni duhet të përmbajë: Titulli në email (subject line) që specifikon institucionin ku aplikoni për praktikë në punë;

Dëshminë mbi notën mesatare apo diplomën; Kopjen e letërnjoftimit. Aplikacionet dërgohen në email sipas listës së bashkëngjitur në thirrje.

Afati i fundit për aplikim: 4 gusht 2024. Për informata më të detajuara vizito vegëzën në vijim: https://mfpt.rks-gov.net/Page/57