Ministria e Arsimit: Fillimi i vitit shkollor varet nga vaksinimi i mësimdhënësve

12.08.2021

Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë që të fillojë viti i ri shkollor, ende mbetet sfidë vaksinimi i mësimdhënësve. Ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, edhe kjo kategori duket se hezitojnë për t’u vaksinuar. Institucionet vazhdimisht janë duke bërë thirrje për vaksinim, pasi që edhe numri i rasteve pozitive ditëve të fundit ka shënuar […]

Ministria e Arsimit: Fillimi i vitit shkollor varet nga vaksinimi i mësimdhënësve Foto: Ilustrim

Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë që të fillojë viti i ri shkollor, ende mbetet sfidë vaksinimi i mësimdhënësve.

Ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, edhe kjo kategori duket se hezitojnë për t’u vaksinuar. Institucionet vazhdimisht janë duke bërë thirrje për vaksinim, pasi që edhe numri i rasteve pozitive ditëve të fundit ka shënuar një rritje drastike.

Se a do të fillojë procesi mësimor, duket se do të varet edhe nga vaksinimi i mësimdhënësve.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), të cilët kanë thënë se janë duke planifikuar që viti shkollor të fillojë me prani fizike, por një gjë e tillë varet edhe nga vaksinimi i mësimdhënësve.

Prandaj, për këtë MAShTI u ka bërë thirrje punëtorëve të arsimit që të vaksinohen, duke përfshirë edhe ata të nivelit para universitar dhe të arsimit të lartë.

Po ashtu, kjo ministri ka ftuar edhe studentët që duan të shfrytëzojnë konviktet në Qendrën e Studentëve që të vaksinohen para se të fillojë viti i ri akademik.

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 888 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistuar një viktimë nga ky virus.