Ministri Vitia: Deri në fund të vitit presim t’i sigurojmë 2 milionë vaksina anti-COVID

01.06.2021

​Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke raportuar për menaxhimin e pandemisë dhe procesin e vaksinimit anti-COVID. Raportimin ministri Vitia është duke e bërë para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi. I pari i ministrisë së Shëndetësisë do të raportoj lidhur me menaxhimin e pandemisë dhe procesin e vaksinimit antiCOVID-19. Poashtu ministri Vitia do të raportoj […]

Ministri Vitia: Deri në fund të vitit presim t’i sigurojmë 2 milionë vaksina anti-COVID Foto: Ilustrim

​Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke raportuar për menaxhimin e pandemisë dhe procesin e vaksinimit anti-COVID.

Raportimin ministri Vitia është duke e bërë para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi.

I pari i ministrisë së Shëndetësisë do të raportoj lidhur me menaxhimin e pandemisë dhe procesin e vaksinimit antiCOVID-19.

Poashtu ministri Vitia do të raportoj edhe për strategjinë legjislative të dikasterit me të cilin ai po udhëheq.

Vitia, para komisionit për Shëndetësi në Kuvend të Kosovës ka thënë se deri në fund të vitit pritet që vendi të sigurojë deri në 2 milionë vaksina kundër COVID-19.

Kjo pasi që të mund të bëhet vaksinimi i 60% të popullsisë dhe kategorive tjera.

I njëjti ka folur edhe për situatën me COVID në Kosovë, duke thënë se është përmirësuar dukshëm.

“Situata me epideminë është përmirësuar ndjeshëm, paraqitet e qëndrueshme, janë ulur rastet me 70% ndërsa numri i rasteve në ditë është 40”, ka thënë Vitia.