Ministri Latifi thotë se do t’i rishikojë masat e vendosura për ata që hyjnë në Kosovë

26.01.2022

Ndër tjerash, ministri Latifi ka theksuar se do t’i rishqyrtojnë masat anti-COVID, masa këto të miratuara nga Qeveria e Kosovës që kanë për qëllim luftën, kontrollin dhe parandalimin e këtij virusi. Ministri i Shëndetësisë është pyetur për masat e vendosura për ata që hyjnë në Kosovë, ku sipas masave të fundit atyre që hyjnë në […]

Ministri Latifi thotë se do t’i rishikojë masat e vendosura për ata që hyjnë në Kosovë Foto: Herolind Bytyçi / Hallka

Ndër tjerash, ministri Latifi ka theksuar se do t’i rishqyrtojnë masat anti-COVID, masa këto të miratuara nga Qeveria e Kosovës që kanë për qëllim luftën, kontrollin dhe parandalimin e këtij virusi.

Ministri i Shëndetësisë është pyetur për masat e vendosura për ata që hyjnë në Kosovë, ku sipas masave të fundit atyre që hyjnë në vend u kërkohen tri doza të vaksinës anti-COVID apo dy doza të vaksinës dhe një test RT PCR negativ.

Ai ka thënë se ata nuk i kanë kërkuar tri doza atyre që hyjnë në Republikën e Kosovës, por sipas tij, nëse ata i kanë tri doza të vaksinës, nuk kanë nevojë për asnjë dëshmi tjetër si ai i testit PCR.

“Asnjëherë Ministria e Shëndetësisë as Qeverisa e Kosovës nuk ka thënë se duhesh me i pas desitivisht tri doza për me hy në Kosovë, por nëse i ke tri doza nuk ke nevojë për kurgjë tjetër. Për çdo të enjte mbahet Komiteti për vlerësimin e gjendjes, nga instituti e të gjitha spitalet ne i marrim të të dhënat, e vlerësojmë situatën, ne e vlerësojmë gjendjen dy herë në ditje tri katër herë në ditë.

Unë nuk jam i interesuar me i mbajtë bizneset të mbyllura me i mbajtë palestrat mbyllur, asnjë sekond, përveç asaj që ekspertët tonë e konsiderojnë të domosdoshme. Prandaj absolutisht kemi me i rishiku këto masa”, ka theksuar ai.

Në fund, ai ka shtuar se masat anti-COVID të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore janë konform si dhe të përafërta me masat e shteteve të tjera.