Ministri Latifi: Me përmirësimin e situatës do t’i heqim të gjitha masat kufizuese
Ministri Latifi ka folur edhe për masat kufizuese, ku qytetarëve i’u kërkohej dëshmia e tri vaksinave anti-COVID apo dy doza të vaksinës dhe testi PCR negativ, gjë që kishte ngjallur reagime e pakënaqësi të shumta. “Janë ndal për shkak se nuk kanë pasur tri vaksina, ose dy vaksina plus testin. Ai që ka pasur tri […]
Ministri Latifi ka folur edhe për masat kufizuese, ku qytetarëve i’u kërkohej dëshmia e tri vaksinave anti-COVID apo dy doza të vaksinës dhe testi PCR negativ, gjë që kishte ngjallur reagime e pakënaqësi të shumta.
“Janë ndal për shkak se nuk kanë pasur tri vaksina, ose dy vaksina plus testin. Ai që ka pasur tri vaksina ka hyrë lirshëm, pa asnjë telashe. Shtetet tjera duke futur këtu edhe Maqedoninë e Veriut e ka shëndetësinë në nivel më të mirë se ne, spitalet më në nivel se ne, përndryshe ne nuk kishim shku shumica e kosovarëve në Maqedoninë e Veriut”, është deklaruar ai për Telegrafin.
Po ashtu, ai ka shtuar se asnjë pacienti të sëmurë hyrja në Kosovë nuk i është ndaluar.
“Asnjë i sëmurë nuk i është ndaluar hyrja në Kosovë. Gjendjen qysh e kemi unë besoj që ka me u përmirësuar, e nëse përmirësohet dukshëm ne do t’i heqim të gjitha masat”, theksoi ai.