Ministri i Shëndetësisë: Vaksinimi e vetmja rrugë për t’u mbrojtur nga infektimi nga COVID-19

01.04.2022

Në këtë takim, ministri Latifi u njoftua për Kujdesin Primar Shëndetësor në këtë komunë dhe po ashtu edhe për nevojat që i ka shëndetësia e Pejës. Sipas një njoftimi, theks të veçantë iu dha procesit të vaksinimit, sidomos inkurajimin dhe ndërgjegjësimin e mëtejmë të qytetarëve që të vaksinohen, pasi që sipas ministrit Latifi, vaksinimi është […]

Ministri i Shëndetësisë: Vaksinimi e vetmja rrugë për t’u mbrojtur nga infektimi nga COVID-19

Në këtë takim, ministri Latifi u njoftua për Kujdesin Primar Shëndetësor në këtë komunë dhe po ashtu edhe për nevojat që i ka shëndetësia e Pejës.

Sipas një njoftimi, theks të veçantë iu dha procesit të vaksinimit, sidomos inkurajimin dhe ndërgjegjësimin e mëtejmë të qytetarëve që të vaksinohen, pasi që sipas ministrit Latifi, vaksinimi është e vetmja rrugë për t’u mbrojtur nga infektimi nga COVID-19.

“Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për projektet shëndetësore, në veçanti për vazhdimin e ndërtimit të Qendrës së Trajnimeve, që do t’i shërbejë gjithë stafit shëndetësor. Ministri Latifi u zotua se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në këtë komunë. Ndërkaq, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri falënderoj ministrin Latifi për vizitën dhe për mbështetjen e bashkëpunimin mes Ministrisë dhe Komunës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore shëndetësore për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Etiketat