Ministri i financave sqaron vendimin për pensionet: Shtesat do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka sqaruar vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me shtesat e pensioneve. Murati përmes një shkrimi në facebook ka thënë se këto shtesa prej 10 euro do të vazhdojnë për tërë vitin. “Krejt çka do të merrnin pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të ishte […]
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka sqaruar vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me shtesat e pensioneve.
Murati përmes një shkrimi në facebook ka thënë se këto shtesa prej 10 euro do të vazhdojnë për tërë vitin.
“Krejt çka do të merrnin pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të ishte shuma prej 75 ose 90 eurove, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratur në Kuvend. Ministria e Finacave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë e skemave pensionale që marrin nën 100 euro – e këtu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – të aplikohet një shtesë, asisoj që shuma totale e pensionit me gjithë shtesën të jetë 100 euro. Këto shtesa do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit, njësoj sikurse mbështetja për përfituesit e asistencës sociale”, ka shkruar Murati
Sipas kësaj i bie që masa e ish-qeverisë ka qenë për 3 (Janar, shkurt, mars) muaj nga 30 euro = 90 euro dhe masa e qeverisë aktuale është shtesa prej 10 eurosh për 12 muaj = 120 euro.