Miku i Kosovës, Milanoviç rizgjedhet president i Kroacisë, urohet nga presidentja Osmani

12.01.2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar ngrohtësisht Zoran Milanoviç për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë.

Miku i Kosovës, Milanoviç rizgjedhet president i Kroacisë, urohet nga presidentja Osmani Foto: Ilustrim

Në një postim në platformën X, Osmani ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Kroacisë dhe ka shprehur optimizëm për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.

“Urime, i nderuari president Milanoviç, për rizgjedhjen tuaj si president i Republikës së Kroacisë. Si një përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës dhe vendit që i takon vendit tonë në familjen euroatlantike të kombeve, pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë. Së bashku, ne do të forcojmë edhe më tej partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, ka shkruar Osmani.

Ky urim vjen pas fitores së Zoran Milanoviçit në zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Rigjedhja e tij është mirëpritur në Kosovë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More