MFPT lanson platformën elektronike për trajnimin e punëtorëve dhe punëdhënësve në siguri dhe shëndet në punë

17.12.2024

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka prezantuar një platformë elektronike inovative që synon të përmirësojë sigurinë dhe shëndetin në vendet e punës përmes trajnimeve të dedikuara për punëtorët dhe punëdhënësit.

MFPT lanson platformën elektronike për trajnimin e punëtorëve dhe punëdhënësve në siguri dhe shëndet në punë Foto: Ilustrim

Përmes kësaj platforme, punëdhënësit do të kenë mundësinë të trajnohen në identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve në kompanitë e tyre, duke përgatitur dokumentet e nevojshme për vlerësimin e rrezikut, veçanërisht për kompanitë me rrezik të ulët. Kjo iniciativë do të ulë ndjeshëm kostot që më parë punëdhënësit përballonin për hartimin e këtyre dokumenteve.

Trajnimet gjithashtu përfshijnë module që i ndihmojnë punëdhënësit të reagojnë në situata emergjente, si zjarri apo puna në lartësi, duke garantuar një mjedis më të sigurt për punëtorët.

Punëtorët, nga ana e tyre, do të përfitojnë trajnime për reagim në situata rreziku, duke mësuar teknika të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë, jo vetëm për veten por edhe për personat përreth tyre.

Kjo iniciativë ka marrë mbështetje teknike nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe po realizohet në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës. Aktualisht, trajnimet janë në fazën e pilotimit, me qëllim që të përmirësohen bazuar në nevojat e punëtorëve dhe punëdhënësve.

Pas përfundimit me sukses të pesë moduleve të veçanta të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të vlefshme, të cilat mund të përdoren si dokumentacion në dosjet e punëdhënësit, duke shtuar një nivel formaliteti dhe përgjegjësie në menaxhimin e sigurisë në punë.

Me fokusin në ndërgjegjësimin dhe edukimin, kjo nismë pritet të kontribuojë në reduktimin e rreziqeve dhe në krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë punonjësit.

Për më shumë informacion dhe qasje në platformë, punëdhënësit dhe punëtorët mund të shfrytëzojnë vegëzat e ofruara nga Ministria për trajnime të dedikuara:

e-Mësimi – Konceptet dhe bazat mbi sigurinë dhe shëndetin në punë: https://ekosova.rks-gov.net/548

e-Mësimi – Legjislacioni i fundit për sigurinë dhe shëndetin në punë: https://ekosova.rks-gov.net/556

e-Mësimi – Rreziqet e sigurisë – Masat parandaluese dhe mbrojtëse: https://ekosova.rks-gov.net/557

e-Mësimi – Rreziqet për higjienën, masat parandaluese dhe mbrojtëse: https://ekosova.rks-gov.net/558

e-Mësimi – Ergonomia, rreziqet psikosociale dhe promovimi i shëndetit në vendin e punës: https://ekosova.rks-gov.net/559

e-Mësimi – Trajnimet e mbajtura dhe certifikata e pjesëmarrjes: https://ekosova.rks-gov.net/552

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More