“Mësimdhënësit të paguhen në bazë të performancës”

19.02.2022

Ai ka thënë se mësimdhënësit duhet të marrin paga në bazë të përkushtimit dhe performancës së tyre, pra sipas tij jo të gjithë të paguhen njëjtë. Po ashtu, ai ka shtuar se vlersojnë që mësimdhënësit meritojnë paga më të mëdha, mirëpo paga më të mëdha si subjekt i vlerësimit të performancës, pra sipas tij mësimdhënësi […]

“Mësimdhënësit të paguhen në bazë të performancës” Foto: Ilustrim

Ai ka thënë se mësimdhënësit duhet të marrin paga në bazë të përkushtimit dhe performancës së tyre, pra sipas tij jo të gjithë të paguhen njëjtë.

Po ashtu, ai ka shtuar se vlersojnë që mësimdhënësit meritojnë paga më të mëdha, mirëpo paga më të mëdha si subjekt i vlerësimit të performancës, pra sipas tij mësimdhënësi i mir dhe performuesi i mirë të shpërblehet për punën e tij.

“Neve vlerësojmë që mësimdhënësit meritojnë paga më të mëdha, mirëpo paga më të mëdha si subjekt i vlerësimit të performancës. Pra, mësimdhënësi i mirë dhe performuesi i mirë të shpërblehet për punën e tij dhe e kundërta për ata mësimdhënës që mungojnë në përkushtim në përkushtim dhe vullnet në punën e tyre. Pra, për neve me të vërtetë është e papranueshme rritja gjithherë e njëtrajtshme e pagës për të gjithë mësimdhënësit pa përjashtim.

Pagat e mësimdhënësve vlerësohen që janë përafërsisht të ngjashme me pagat mesatare të mësimdhënësve duke pasur parasysh edhe shportën e konsumatorit në vendet e rajonit nëse ky është pikësynimi jonë pra që të bëjmë një krahasim të tillë me vendet e rajonit mirëpo pastaj të njëjtën duhet ta kontekstualizojmë edhe me shpenzimet e shportës në Kosovë”, ka thënë Qehaja.

Ai për EO ka thënë se vlerëson se një pagë e dinjitetshme ndikon edhe në zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Ai thotë se puna e mësimdhënësit është shumë e ndjeshme, teksa thotë se kërkon shumë përkushtim e dinjitet.

“Neve vlerësojmë që puna e mësimdhënësit është jashtëzakonisht shumë e ndjeshme. Kërkon shumë përkushtim dhe vullnet dhe një pagë e dinjitetshme për mësimdhënësit është më se e merituar. Pra jemi në favor të një page të dinjitetshme, më të lartë se mesatarja për të gjithë mësimdhënësit.

Mirëpo gjithherë subjekt i atij vlerësimi të performancës së tyre. Neve vlerësojmë që mësimdhënësit janë kategori e ndjeshme që po të bëjnë punën e tyre si duhet dhe kanë një ndikim goxha të drejtpërdrejtë në zhvillimin socio-ekonomik të këtij vendi.

Pra një investim në mësimdhënës, mirëpo jo vetëm në paga vlerësoj që është në dobi goxha si shumë të shoqërisë”, tha Qehaja.