“Mësimdhënësit në gjendje të vështirë – Qeveria t’i ekzekutojë pagat”

05.10.2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit, duke thënë se mësimdhënësit e Kosovës kjo datë i gjen në situatë të vështirë. Situatë e vështirë, pasi që Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, kjo për […]

“Mësimdhënësit në gjendje të vështirë – Qeveria t’i ekzekutojë pagat” Foto: Ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit, duke thënë se mësimdhënësit e Kosovës kjo datë i gjen në situatë të vështirë.

Situatë e vështirë, pasi që Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, kjo për shkak të mbajtjes së grevës gjatë muajit shtator.

I pari i PDK-së ka thënë se mësimdhënësit e kanë në krye një qeveri “jomiqësore”.

Krasniqi ka shtuar se mësimdhënia është akti më i lartë i optimizmit, por kjo Qeveri, me ose pa vetëdije, po e vret atë me rrënjosjen e pesimizmit si dhe dëshpërimit të tyre dhe nxënësve.

“Mësimdhënia është akti më i lartë i optimizmit. Kjo Qeveri, me ose pa vetëdije, po e vret atë, duke rrënjosur pesimizmin e dëshpërimin në zemrat e mësimdhënësve dhe nxënësve”, ka shkruar Memli Krasniqi në Facebook.

Kryetari i PDK-së ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të ekzekutojë pagat e shtatorit për mësimdhënësit, si dhe sa më parë të sjellë në Kuvend Ligjin e Pagave.