Memli Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së

12.11.2025

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Lajmin ai e bëri të ditur sot në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së Foto: Ilustrim

“Ka qenë nder të udhëheq Partinë Demokratike të Kosovës,” tha Krasniqi, duke shtuar se gjatë periudhës katërvjeçare të udhëheqjes së tij, PDK ka kaluar sfida të shumta, por gjithashtu është forcuar dhe rritur ndjeshëm në skenën politike. Ai vlerësoi se çdo organizatë e madhe politike ka nevojë për ripërtëritje dhe se një parti që beson në zhvillim duhet të besojë edhe në ndryshim dhe rinovim të brendshëm.

“Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën, duhet të ketë guximin të krijojë hapësirë për ndryshim brenda vetes. Prandaj, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës,” tha Krasniqi, duke theksuar se ky vendim nuk lidhet me zhvillime të fundit politike.

Ai shpjegoi se vendimi ka për qëllim t’i dhënë partisë një frymë të re dhe një mundësi të re për të ardhmen. “Ky vendim nuk është i momentit e as i zhvillimeve të fundit. Nuk është vendim prej lodhjes apo zhgënjimit – por prej dashurisë për partinë time. E bëj këtë me paqe në shpirt dhe me dashuri në zemër. Dashuri për PDK-në. Dashuri për Kosovën,” tha Krasniqi.

Ky zhvillim hap rrugë për një lidership të ri në PDK dhe përgatit terrenin për sfidat politike që presin partinë në të ardhmen.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More