“Mësimdhënësit dikur ishin shtyllë e rezistencës, në liri po shtypen nga Qeveria”
- 20.05.2022
- 0 komente
Përmes një konferencë për media, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me protestën e sotme të organizuara nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Në emër të grupit parlamentar të AAK-së, deputeti Shemsedin Dreshaj ka theksuar se greva e sotme po vërteton se Qeveira e vendit po prodhon vetëm kriza.
“Qeveria e Kosovës, tash e një vit vazhdon të prodhojë kriza. Kriza politike, ekonomike e mbi të gjitha po vazhdon të krijojë krizë të mirëqenies në vend, duke varfëruar qytetarët çdo ditë e më shumë.
Greva e sotme e sindikalisteve duke përfshirë dhe mësimdhënësit, vërteton se kjo qeveri qytetarëve nuk po u ofron zgjidhje por vetëm kriza. Mësimdhënësit, që ishin dikur shtyllë e rezistencës kundër armikut, tani në liri po shtypet e po diskriminohen nga kjo qeveri”, tha ai.
“Qeveritaret duhet ta kenë të qartë se dalja në rrugë e mësimdhënësve nuk bëhet nga qejfi por nga zori. Ata gjenden në një situatë tejet të pafavorshme sociale-ekonomike, dhe në këtë situatë janë nga pazotësia e Qeverisë për t’i ofruar zgjidhje”, tha ai.
Leave a Reply