Mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë nëpër vendkalimet kufitare

14.08.2023

Kolona të gjata po vazhdon të ketë në dalje të dy pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar. Qytetarët po detyrohen të presin deri në tri orë për të dalë nga territori i Kosovës. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolonat në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë arrijnë 1000 metra, pritja e […]

Mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë nëpër vendkalimet kufitare

Kolona të gjata po vazhdon të ketë në dalje të dy pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar.

Qytetarët po detyrohen të presin deri në tri orë për të dalë nga territori i Kosovës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolonat në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë arrijnë 1000 metra, pritja e qytetarëve po zgjatë deri në tri orë.

Kurse në Merdar, kolonat janë 1200 metra, pritja në këtë pikë është dy orë.

Vendkalimet tjera janë më të lira për qarkullim.

Etiketat