Merdare, fluks i madh në dalje, pritjet deri 4 orë

14.08.2023 Lajme
Kolona të gjata po vazhdon të ketë në dalje në pikën kufitare në Merdar.
Qytetarët po detyrohen të presin deri në katër orë për të dalë nga territori i Kosovës.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolonat në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë arrijnë 600 metra, dhe pritja e qytetarëve po zgjatë 30 minuta.
Kurse në Merdar, kolonat janë 1200 metra, pritja në këtë pikë është katër orë.
Vendkalimet tjera janë më të lira për qarkullim.
Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Bërnjak | 05-10 | 05-10 | 00 | 00 |
Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Stançiq | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Vërmicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Hani i Elezit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Jarinje | 05-10 | 05-10 | 00 | 00 |
Mutivodë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Muçibabë | 05 | 60 | 100 | 700 |
Dheu i Bardhë | 15 | 30 | 250 | 600 |
Merdarë | 03-05 | 200-240 | 00 | 1100-1200 |