Merdar, pritje deri në tri orë për të dalë nga Kosova

13.08.2023

Në vendkalimin kufitar Merdar po vazhdon të ketë kolona të gjata edhe gjatë ditës së sotme. Të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëjnë të ditur se kolonat në dalje të Merdares arrijnë deri 900 metra, pritja për të dalë nga Kosova është deri tri orë, transmeton Telegrafi. Kolona janë […]

Merdar, pritje deri në tri orë për të dalë nga Kosova Foto: Ilustrim

Në vendkalimin kufitar Merdar po vazhdon të ketë kolona të gjata edhe gjatë ditës së sotme.

Të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëjnë të ditur se kolonat në dalje të Merdares arrijnë deri 900 metra, pritja për të dalë nga Kosova është deri tri orë, transmeton Telegrafi.

Kolona janë krijaur edhe në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë, kolonat zgjasin deri 300 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë është 30 minuta.

Kolonat tjera raportohet të jenë më të lira, ndërsa hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.