Me vendim të Qeverisë, pensionistët nuk do t’i marrin më pensionet më datën 24

12.01.2022

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur është miratuar edhe një vendim i Ministrisë së Financave, Hekuran Murati, ku katër kategoritë e pensioneve tash e tutje do t’i kenë pensionet 100 euro. E ky vendim i marr gjatë periudhës së 2021 do të vazhdojë përgjithmonë, tha Ministri Hekuran Murati. “Gjatë tërë vitit 2021 as një pension […]

Me vendim të Qeverisë, pensionistët nuk do t’i marrin më pensionet më datën 24 Foto: Ilustrim

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur është miratuar edhe një vendim i Ministrisë së Financave, Hekuran Murati, ku katër kategoritë e pensioneve tash e tutje do t’i kenë pensionet 100 euro.

E ky vendim i marr gjatë periudhës së 2021 do të vazhdojë përgjithmonë, tha Ministri Hekuran Murati.

“Gjatë tërë vitit 2021 as një pension mos të jetë me pak se 100 euro. Gjatë pakos se ringjalljes ekonomike siç e kemi premtuar kjo shtesë do të jetë e përhershme”, tha Murati.

“Ne me të marrë mandatin në kuadër të pako së ringjalljes ekonomike kemi marrë vendim për shtesa që asnjë pension të mos ishte nën 100 euro. Këtu janë 4 kategori, pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësive kufizuara që ka vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që ka vlerën 90 euro.  Siç e kemi premtuar kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme dhe këto kategori pensionesh asnjëra nuk do të jetë nën 100 euro andaj ju ftoj ta votojmë”, ka thënë Murati.

Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se ka ndryshuar edhe data e dhënies së pensioneve.

“Ia vlen për t’u theksuar po ashtu edhe një fakt tjetër. Ne si Ministri e Financave, po ashtu edhe si Qeveri, çdoherë duke pasur parasysh nevojat e amvisërive dhe familjeve tona, do të synojmë që afatet kohore t’i zhvendosim”, tha Murati.

“Synimi ynë është që realizimi i pensioneve të bëhet në mes të muajit më së largu më datën 17 që nga ky muaj, kurse pagat në fund. Kësisoj mundohemi që secila familje të kenë likuditet shtesë”, theksoi ministri.

Për këtë njoftoi edhe në Facebook.

“Po ashtu, nga ky muaj e tutje, data e pagesës së pensioneve do të zhvendoset në mes të muajit, ashtu që familjet që pranojnë pension, ta kenë më të lehtë menaxhimin e likuiditetit familjar”, shkroi Murati.