Me 14 mars zgjidhet kryetari i ri i LDK-së

25.02.2021

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ku është caktuar data për zgjedhjet e reja në këtë parti pas dështimit në zgjedhjet e 14 shkurtit. Arban Abrashi, sekretar i përgjithshëm i partisë, ka thënë se është vendosur që ky kuvend të mbahet më 14 mars të këtij vitit. “Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar […]

Me 14 mars zgjidhet kryetari i ri i LDK-së Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ku është caktuar data për zgjedhjet e reja në këtë parti pas dështimit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Arban Abrashi, sekretar i përgjithshëm i partisë, ka thënë se është vendosur që ky kuvend të mbahet më 14 mars të këtij vitit.

“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK’së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.

Abrashi foli edhe për temën e takimit e ku tha që më shumë ishte e çështjes teknike.

Poashtu Abrashi tha se ditëve në vijim do të kenë takime edhe me kryetarët e degëve të LDK’së dhe me Kryesinë për emrat e mundshëm për kryetar të LDK’së.