Më 11 maj mbahet grevë në të gjitha njësitë operacionale të KEDS/Kesco

28.04.2022

Siç bëhet e ditur në njoftim, vendimi është marrë pas refuzimit të menaxhmentit për realizimin e kërkesës për ngritje page në vlerë prej 100 euro. Po ashtu, bëhet e ditur se është vendosur të formohet Këshilli Grevist i punëtorëve të KEDS/Kesco, pjesë e së cilit do të jenë të gjithë anëtarët e kryesisë së FSPE-së. […]

Siç bëhet e ditur në njoftim, vendimi është marrë pas refuzimit të menaxhmentit për realizimin e kërkesës për ngritje page në vlerë prej 100 euro.

Po ashtu, bëhet e ditur se është vendosur të formohet Këshilli Grevist i punëtorëve të KEDS/Kesco, pjesë e së cilit do të jenë të gjithë anëtarët e kryesisë së FSPE-së.

“Ky hap do të jetë vetëm hapi i parë sindikal dhe nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve”, thuhet në njoftimin për media.