Mbyllja e lokaleve, gastronomët thonë se po i mendojnë protestat apo mbylljen e bizneseve

04.09.2021

Rritja enorme e rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe numrit të rasteve të vdekjes nga ky virus, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmerrë disa masa për luftimin, kontrollin dhe parandalimin e COVID-19. Si pasojë e këtyre masave, sektorit të gastronomisë po u shqiptohen gjoba deri në 2 mijë euro, pasi që me […]

Mbyllja e lokaleve, gastronomët thonë se po i mendojnë protestat apo mbylljen e bizneseve Foto: Ilustrim

Rritja enorme e rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe numrit të rasteve të vdekjes nga ky virus, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmerrë disa masa për luftimin, kontrollin dhe parandalimin e COVID-19.

Si pasojë e këtyre masave, sektorit të gastronomisë po u shqiptohen gjoba deri në 2 mijë euro, pasi që me këto masa parashihet të punohet vetëm në hapësirat e hapura.

Por, për këtë thuhet se vendimet e Qeverisë kanë dalë ndryshe nga ato që janë diskutuar.

Kështu thotë nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Shpat Hashani, ku ka thënë se vendimet nga Qeveria, kanë dalë ndryshe nga të cilat janë diskutuar në takimin e mbajtur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tij, ata duke janë shqyrtuar edhe mundësinë e protestave apo mbylljen e bizneseve pasi janë buzë falimentimit.

“Nuk ka shpresë, për momentin nuk kemi shpresë me këto të fundit çfarë ka ndodhur, besomë që jemi në prag të falimentimit ose jemi në një gjendje që duhet ose me bë protestë masive ose mi mbyll të gjitha bizneset e atëherë ndoshta i hap sytë se jemi edhe ne një faktor si tatimpagues dhe në gjëra tjera”.

Hashani thotë se tashmë dënimet janë të mëdha pasi po monitorohet edhe zbatimi i Ligji anti-duhan.

Dje veçse kanë pasur një aksion duke mbyllur shumë biznese deri më datën 13 shtator e shumicën i kanë gjobitur, duke e ditur që një gjobë prej 2 mijë eurove është shumë e lartë”.

Ai thotë se ballafaqimi me krejt këtë situatë dhe me masat po është i vështirë për bizneset, pasi nuk po e kanë të lehtë pagesën e gjobave me kosto mjaftë të lartë, raporton EO.