Mblidhen 10 mijë nënshkrime për Trustin, peticioni pritet të dërgohet javën e ardhshme në Kuvend
- 30.06.2022
- 0 komente
Dështimi i miratimit të Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti deri në 30 për qind (%) në Kuvendin e Kosovës, ka ngjallur reagime e pakënaqësi nga ana e disa qytetarëve të vendit.

Si rrjedhojë, qytetarët kanë nisur një peticion për tërheqjen e kursimeve nga Trusti, ku tashmë janë arritur 10 mijë nënshkrime.
Adnan Jashari nga kjo nismë tregon për Telegrafin se mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdoj deri në fundjavë, kurse javën e ardhshme ky peticion do të procedohet në Kuvendin e Kosovës.
“E kemi arritur numrin e 10 mijë nënshkrimeve, por do vazhdojmë deri në fund të javës të mbledhim nënshkrime për shkak se ka interesim të madh prej qytetarëve në të gjitha qytetet.
Prandaj, pasi ka interesim nuk po ndalemi, po bëjmë edhe më shumë nënshkrime që ta forcojmë bindjen për deputetet që qytetarët janë pro tërheqjes së Trustit”, tha Jashari.
Ai theksoi se peticioni do të dërgohet javën e ardhshme në Kuvend.
“Javën e ardhshme kemi menduar t’i dërgojmë nënshkrimet në Kuvend”, theksoi ai.
Leave a Reply