Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president
Një peticion online është hapur për përfshirjen e profesorit Murat Jashari në garën për president të Kosovës, në një moment vendimtar politik për vendin.
Peticioni, i publikuar në platformën Change.org, u drejtohet Kuvendit të Kosovës dhe vetë Jasharit, duke kërkuar që kandidatura e tij të merret seriozisht në shqyrtim. Deri tani, ai ka mbledhur qindra nënshkrime të verifikuara brenda një kohe të shkurtër.
Në tekstin e peticionit theksohet nevoja për përgjegjësi, dinjitet dhe përfaqësim të denjë në zgjedhjen e kreut të shtetit. Nënshkruesit i bëjnë thirrje Kuvendit që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të sigurojë një proces në përputhje me pritjet e tyre.
Po ashtu, një thirrje i drejtohet edhe profesorit Jashari që ta konsiderojë këtë mbështetje si përgjegjësi publike dhe të jetë i gatshëm për angazhim nëse kandidatura merr mbështetje institucionale.
Kjo nismë vjen në kohën kur Kuvendi ka afat të kufizuar për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa skena politike vazhdon të mbetet e ndarë rreth një kandidature konsensuale.
Linku i peticionit👇
