Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së

13.04.2026

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se mbi 100 mijë qytetarë kanë nënshkruar tashmë peticionin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndërsa synimi është që ky numër të kalojë 200 mijë deri më 1 maj.

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së Foto: Ilustrim

Sipas tij, nënshkrimet janë mbledhur brenda rreth një muaji përmes formave fizike dhe online, ndërsa pritet të shtohen edhe ato nga Tirana, Shkupi, Mali i Zi, Presheva dhe Medvegja, të cilat ende nuk janë përfshirë në total.

Gucati theksoi se, pavarësisht vonesave për shkak të protestave, iniciativa ka arritur mobilizim të madh qytetar.

Ai bëri të ditur se peticioni pritet të dorëzohet në Hagë në fillim të muajit maj, si një mesazh për drejtësi dhe barazi ndaj Gjykata Speciale.

Ai shtoi se qëllimi i këtij peticioni është të tregojë mbështetjen e qytetarëve për ish-krerët e UÇK-së dhe të kërkojë trajtim të barabartë nga drejtësia ndërkombëtare.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More