Mbi dy orë pritje në Merdarë, 25 minuta te Dheu i Bardhë
06.01.2025
Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare edhe këtë mëngjes, po përballen me pritje të gjata.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në ora 08:11 mëngjesin e sotëm, situata paraqitet më e ngarkuar në pikën kufitare në Merdar, ku pritjet për automjete arrijnë nga 140 deri në 160 minuta në dalje.
Tek pika kufitare Dheu i Bardhë, momentalisht pritja është 25 minuta, dukshëm më pak krahasuar me Merdarën.
Udhëtarët këshillohen të monitorojnë përditësimet e situatës në kufi për të shmangur vonesat e gjata.
