Mbi 70 mijë kosovarë u infektuan me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

02.03.2021

Më 13 mars në Kosovë zyrtarisht janë shënuar rastet e para me COVID-19. Që nga ajo kohë, vendi numëron mbi 70 mijë raste të dyshimta me virusin SARS-Cov-2 nga 313 mijë e 132 persona të testuar si të dyshimtë për COVID-19. Por pavarësisht kësaj, mijëra kosovarë për fat të keq nuk kanë mundur që ta […]

Mbi 70 mijë kosovarë u infektuan me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë Foto: Ilustrim

Më 13 mars në Kosovë zyrtarisht janë shënuar rastet e para me COVID-19.

Që nga ajo kohë, vendi numëron mbi 70 mijë raste të dyshimta me virusin SARS-Cov-2 nga 313 mijë e 132 persona të testuar si të dyshimtë për COVID-19.

Por pavarësisht kësaj, mijëra kosovarë për fat të keq nuk kanë mundur që ta mposhtin këtë sëmundje.

Sipas të dhënave zyrtarë nga Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik që nga marsi e deri më sot, në Kosovë janë raportuar 1 mijë e 616 raste të vdekjes nga COVID-19.

Megjithëkëtë, muaji mars i vitit 2021 e gjen Kosovën në një situatë jo të lehtë sa i përket menaxhimit me pandeminë.

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka filluar që të rrihet ndjeshëm kohëve të fundit. Ndekorhë edhe numri I viktimave ka filluar që të rritet.

Në 24-orët e fundit në vendin tonë janë raportuar edhe 488 raste me COVID-19, pas testimit të 2.886 mostrave në institucionet publike dhe ato private.