Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19, Kosova ende pa vaksina

23.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 260 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 3 viktima. IKSHPK-ja gjithashtu ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së hënë janë identifiuar 5 raste të reja me COVID-19, në vendanimet si: Gjinoc (3) […]

Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19, Kosova ende pa vaksina Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 260 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 3 viktima.

IKSHPK-ja gjithashtu ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së hënë janë identifiuar 5 raste të reja me COVID-19, në vendanimet si: Gjinoc (3) raste, Gelancë (1) dhe Studençan (1), shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona, aktualisht në vendin tonë janë 6.706 raste aktive.

Si pasojë e virusit COVID-19, në Kosovë janë regjistruar 1.575 viktima të moshave të ndryshme.

Rikujtojmë se Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në fillim të muajit shkurt ishte zotuar se vaksinat anti-COVID në Kosovë vijnë gjatë muajit shkurt dhe se IKSHPK-ja ka përcaktuar që të vaksinohen më shumë se 75% e popullatës, duke theksuar se do të fillojnë me të moshuarit, të sëmurët kronik dhe personeli shëndetësor.

Megjithatë, vaksinat anti-COVID deri më tani nuk kanë arritur dhe nuk dihet akoma saktë se kur pritet të arrijnë që të fillojë vaksinimi i disa kategorive të cilat janë përcaktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Rikujtojmë se në Shqipëri tashmë ka filluar arritja e kontingjenteve të vaksinës së Pfizer-it pothuajse çdo javë, kurse në prill, siç ka paralajmëruar kryeministri, Edi Rama, pritet të arrijë kontingjenti i parë i 360,000 dozave të vaksinës së kompanisë britanike, AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it nga “një shtet mik”.

Maqedonia e Veriut po ashtu ka filluar vaksinimin me vaksinat e dhuruara nga Serbia, kurse Serbia tashmë u ka mundësuar qytetarëve të vetë të zgjedhin në mes katër vaksinave dhe ka vaksinuar mbi një milion njerëz.

Vaksinimi ka filluar edhe në Malin e Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë, po ashtu me vaksina të dhuruara nga Serbia.