Mbi 30 aeroplanë pritet të aterojnë sot në Prishtinë, fluks ka edhe në pikat kufitare
Mërgimtarët po vazhdojnë të vijnë në vendlindjen e tyre për t’i kaluar festat e fundvitit. Më shumë se 30 aeroplanë pritet që të aterojnë sot në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton IndeksOnline. Fluturimet janë nga vende të ndryshme, por më së shumti do të këtë nga Zvicra e Gjermania. Përveç fluksit të madh […]
Mërgimtarët po vazhdojnë të vijnë në vendlindjen e tyre për t’i kaluar festat e fundvitit.
Më shumë se 30 aeroplanë pritet që të aterojnë sot në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton IndeksOnline.
Fluturimet janë nga vende të ndryshme, por më së shumti do të këtë nga Zvicra e Gjermania.
Përveç fluksit të madh në aeroport, situatë e njejtë është edhe në vendkalimet kufitare, shkruan SuharekaOnline.
Qendra Kombëtare për menaxhimin kufitar ka bërë të ditur se tek Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 30-40 minuta, gjithashtu edhe në pikën kufitare në Jarinje pritjet janë 30-40 minuta, ndërsa në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10-20 minuta.
| Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
| Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | COVID19 test required |
| Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Vërmicë | 15-20 | 05-10 | 100 | 00 |
| Hani i Elezit | 05-15 | 03-05 | 00 | 00 |
| Jarinje | 30-40 | 05-10 | 100 | 00 |
| Mutivodë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Muçibabë | 10-15 | 03-05 | 300 | 00 |
| Dheu i Bardhë | 30-40 | 03-05 | 200-300 | 00 |
| Merdarë | 10-20 | 05-10 | 50 | 00 |