“Mbi 3 orë pritje”, kjo është gjendja në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

04.01.2024

Po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Pritje deri në 3 orë e 20 minuta ka në Merdarë, ku kolona është prej 2 deri në 2.5 kilometra. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 2 orë për ta lëshuar Kosovën ka edhe në Jarinjë. Ndërsa, në pikën […]

“Mbi 3 orë pritje”, kjo është gjendja në pikat kufitare për të dalë nga Kosova Foto: Ilustrim

Po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.

Pritje deri në 3 orë e 20 minuta ka në Merdarë, ku kolona është prej 2 deri në 2.5 kilometra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 2 orë për ta lëshuar Kosovën ka edhe në Jarinjë.

Ndërsa, në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për ta lëshuar Kosovën janë deri në një orë, kurse te Dheu i Bardhë deri në 35 minuta.