Mbi 29 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

11.05.2021

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë Niman Bardhi, ka njoftuar se që nga dita e parë e vaksinimit e deri më tani janë vaksinuar rreth 29 mijë qytetarë. Ai ka bërë të ditur se kanë vazhduar me procesin e vaksinimit të personelit shëndetësor në sallën “1 Tetori” ku deri më tani mbi 200 punonjës […]

Mbi 29 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë Niman Bardhi, ka njoftuar se që nga dita e parë e vaksinimit e deri më tani janë vaksinuar rreth 29 mijë qytetarë.

Ai ka bërë të ditur se kanë vazhduar me procesin e vaksinimit të personelit shëndetësor në sallën “1 Tetori” ku deri më tani mbi 200 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar.

“Edhe sot kemi vazhduar me personelin shëndetësor. Nëse i referohemi statistikave totale deri më sot kemi kaluar 4 000 doza të vaksinës Pfizer të aplikuar në sallën ‘1 Tetori’”, ka thënë ai për EO.

Gjithashtu, Bardhi ka shtuar se në mënyrë graduale jo në fluks, procesi i vaksinimit po vazhdon shumë mire.