Mbi 28 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

10.05.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë. Tash e gjashtë ditë ka nisur vaksinimi me kontigjentin e dytë të vaksinës Pfizer, ku deri më tani janë vaksinuar rreth 3 mijë e 700 persona teksa në nivel vendi janë vaksinuar 28 mijë persona. Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi ka […]

Mbi 28 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Tash e gjashtë ditë ka nisur vaksinimi me kontigjentin e dytë të vaksinës Pfizer, ku deri më tani janë vaksinuar rreth 3 mijë e 700 persona teksa në nivel vendi janë vaksinuar 28 mijë persona.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi ka theksuar se nga mëngjesi e deri tani janë vaksinuar rreth 120 persona.

Gjithashtu Bardhi ka shtuar se janë dy ekipe mjekësore që po kryejnë procesin e vaksinimit.

“Pjesa e personelit është prezent por jo në numrin që kemi pritur.

Interesimi është i madh i grupmoshave mbi 70-vjeç për t’u vaksinuar, aktualisht ky kontingjent ka qenë në plan që të vaksinohet shërbimi mjekësor”, ka thënë ai.