Mbi 26 mijë foshnje u lindën në Kosovë gjatë vitit 2022, kjo është e veçanta e tyre!

  • 01.02.2023
Mbi 26 mijë foshnje u lindën në Kosovë gjatë vitit 2022, kjo është e veçanta e tyre!

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) publikon Buletinin Tremujor për tremujorin e katërt (TM4) 2022, ku janë përfshirë gjithashtu edhe TM1, TM2 dhe TM3.

Buletini tremujor (TM4 2022) është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.

Në këto të dhëna, ndër tjerash janë të publikuara edhe statistikat mbi lindjet e regjistruara në Kosovë gjatë vitit 2022.


Duke analizuar statistikat e ASK-së figuron se gjatë tre mujorit të fundit të vitit 2022, (tetor, nëntor dhe dhjetor) në Kosovë janë regjistruar 6.480 foshnje të cilat kanë lindur të gjalla, prej tyre 3.201 janë të gjinisë mashkullore dhe 3.279 janë të gjinisë femërore.

Në statistikat që ka siguruar SuharekaOnline poashtu përfshihet numri i lindjeve edhe përgjat muajve të tjerë ku edhe është njoftuar se gjatë 12 muajve të vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar 26.118 lindje të foshnjeve të gjalla, prej tyre 13.317 të gjinisë mashkullore dhe 12.801 femërore.

E veçanta sa u përketë lindjeve, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës është se asnjë foshnje nuk ka lindur e vdekur gjatë vitit 2022.

Rikujtojmë se numri i lindjeve të regjistruara në Kosovë gjatë vitit paraprak, krahasuar me 2021, ku ishin lindur 28.549, ka shënuar rënie.

Muaji/vitiMeshkujFemraTotaliLindje të vdekura
Janar/20221.0341.0732.1070
Shkurt/20229918991.8900
Mars/20221.0129861.9980
Prill/20221.0221.0212.0430
Maj/20221.2011.0712.2720
Qershor/20221.1111.0462.1570
Korrik/20221.3031.1952.4980
Gusht/20221.1941.0892.2830
Shtator/20221.2481.1422.3900
Tetor/20221.0671.0702.1370
Nëntor/20221.0671.1162.1830
Dhjetor/20221.0671.0932.1600
TOTALI:26.11813.31712.8010
Burimi:ASK

Nga tabela, rezulton se gjatë vitit 2022 në Kosovë kanë lindur më shumë meshkuj se sa femra.

Duke analizuar statistikat të cilat janë paraqitur në tabelë, rezulton se në muajin korrik (2.498) të vitit paraprak është regjistruar numri më i madh i lindjeve, krahasuar me muajt e tjerë të po të njëjtit vit.

Gazetare, Eurolinda Zenelaj

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë