Mbi 2 mijë mërgimtarë kanë aplikuar deri më tani për të votuar në zgjedhjet lokale
Nga 10 korriku edhe zyrtarisht ka filluar afati kohor për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të pranojë aplikacione për regjistrim si votues jashtë vendit. Deri më 18 gusht, të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, të cilët jetojnë jashtë Kosovës mund të aplikojnë për […]
Nga 10 korriku edhe zyrtarisht ka filluar afati kohor për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës.
Tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të pranojë aplikacione për regjistrim si votues jashtë vendit.
Deri më 18 gusht, të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, të cilët jetojnë jashtë Kosovës mund të aplikojnë për të votuar përmes postës.
“Deri më 18 gusht, të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.
Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë”, tha Elezi për IndeksOnline.
Ai ka treguar se deri dje, më 3 gusht, janë pranuar mbi 2 mijë aplikacione për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, ndërsa janë pranuar 1 mijë e 960 sosh.
“Sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri më 3 gusht, janë pranuar 2,101 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 1,960, ndërsa 141 të tjera jo pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike. Edhe për këto raste, shërbimi votues i ka njoftuar për dokumentet që duhet t’i dërgojnë në mënyrë që t’iu aprovohet kërkesa për regjistrim si votues jashtë Kosovës”, tha Elezi.